Myrto Uzuni ka rinovuar kontratën me Granadan. Klubi spanjoll ka vendosur që të vazhdojë bashkëpunimin me lojtarin shqiptar të paktën deri në vitin 2026. Lajmi është konfirmuar nga Granada, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Në sezonin e parë në La Liga, Uzuni ka shënuar 1 gol në 15 ndeshje. Këtë edicion në La Liga 2, shifrat janë përmrirësuar ndjeshëm, ku në 11 sfida numëron 8 gola, ndërsa një herë ka dhënë assist.
27 vjeçari është pjesë kyçe e skemave të trajnerit Karanka, me këtë të fundit që ka dhënë dakordësinë e tij për qëndrimin e yllit kuqezi të sulmit në Estadio Nuevo Los Cármenes. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij këtë sezon.
“Granada Club de Fútbol dhe sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur marrëdhënien e tyre kontraktuale deri në vitin 2026.Uzuni, i cili mbërriti në Los Cármenes në janar 2022 nga klubi hungarez Ferencváros, ka luajtur gjithsej 26 ndeshje me bardhekuqtë horizontalë, në të cilat ka shënuar 9 gola” – shkruan klubi.