ZYRTARE/ Hapet rruga për Armando Brojën, Timo Werner lë Chelsean për Bundesligën

Chelsea duket se po bën një revolucion të vërtetë këtë sezon në sulm. Pas largimit të Romelu Lukakut, i radhës që lë Londrën është Timo Werner.

Sulmuesi do të firmosë për skuadrën e Leipzig. Nuk ka më aspak dyshime, pasi vetë klubi i Chelseat ka njoftuar gjithçka në rrjetet sociale.

26 vjeçari nuk është një emër i panjohur për skuadrën e Bundesligës, pasi për Leipzig ka luajtur jo pak por 4 sezone.

Ky largim nga blutë e Londrës është një lajm i mirë për sulmuesin kuqezi Armando Broja, i cili do ketë më shumë mundësi për t’u aktivizuar nga trajneri Tuchel.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *