Zyrtare, investim për të ardhmen, Chelsea firmos me talentin anglez

Carney Chukwuemeka është lojtari më i ri i Chelseat. Talenti anglez ka firmosur me londinezët një kontratë të vlefshme të paktën për 6 vite.

Mesfushori vjen nga Aston Villa, klub në të  cilin është rritur. 18 vjeccari Carney Chukwuemeka synon që të përshtatet në skuadrën e drejtuar nga trajneri Tomas Tuchel, për të kërkuar më pas një vend titullari.

Transferimi është kryer për një shifër që shkon diku te 20 milionë stërlina.

Chelsea synon që në sezonin e Premier League të luftojë me Manchester Cityn dhe Liverpool për titullin kampion. Nëse do ia dalë apo jo, këtë do e tregojë koha.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *