Zyrtare/ Lewandowski transferohet tek Barcelona

Robert Levandovski është futbollisti më i ri i Barcelonës. Vetë klubi ka bërë me dije se katalanasit kanë arritur akordin me sulmuesin polak dhe prezantimi pritet të vijë në ditët në vazhdim.

Barcelona do t’i paguaj Bajernit 45 milionë euro plus 5 të tjera bonuse për shërbimet e 33-vjeçarit.

Levandovski do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me katalanasit, i cili prej kohësh e kërkonte këtë transferim.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *