Zyrtare, misioni është i qartë, klubi i Bundesligës ul në pankinë trajnerin gjerman

Schalke i besoi pankinën Thomas Reis me një mision për të shpëtuar ekipin nga rënia prej kategorie (Bundesliga).

Reis i rikthehet punës pak më shumë se një muaj pasi u shkarkua nga Bochum, rivali lokal i Schalke dhe një kundërshtar kyç në luftën për rënie.

Klubi nga Gelsenkirchen është i fundit me vetëm 1 fitore 11 ndeshje, skuadra ka hasur mjaft probleme këtë sezon, ndërsa edicionin e kaluar luajti në Bundesliga 2.

49 vjeccari gjerman Thomas Reis ka drejtuar më parë edhe të rinjtë e Wolbsurgut. Debutimi për të do vijë në fund të muajit ndaj Freiburg.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *