Zyrtare/ Rezultatet negative, klubi i Serisë A shkarkon trajnerin italian

Fatale për trajnerin italian ishin rezultatet e njëpasnjëshme negative, teksa vendin e tij do ta zërë ish-sulmuesi i tyre dhe i Juventusit, Rafaele Paladino.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi nga Lombardia me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, duke falënderuar 54-vjeçarin italian për punën e kryer deri më tani.
Xhovani Stropa e mori në drejtim Monzën në korrikun e 2021 duke e ngjitur në Serinë A dhe shkarkohet nga detyra e trajnerit pas 50 ndeshjeve të kryera në të gjitha kompeticionet, teksa arriti të fitonte 24 të tilla, barazuar 11 dhe humbur 15.

Aktualisht, Monza në 6 javë kampionat ndodhet në vendin e fundit në kuotën e 1 pike, duke mos fituar asnjë ndeshje, barazuar 1 dhe humbur 5 me një golavarazh 3-14, duke pasur dhe mbrojtjen më të dobët në Serinë A.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *