Në listën e Dëshmorëve të Atdheut, sot u shtua një emër i ri! Ai është Arjan Sala, heroi që shpëtoi 20 punonjës në zjarrin që ra para disa ditësh në një magazinë në Tiranë.
Vendimi është firmosur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, e ndërsa pritet që t’i dorëzohet familjarëve ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama. Kjo pasi ky i fundit, mesditën e kësaj të hëne i ka shkuar për vizitë në shtëpinë e tyre, të cilët kanë hapur dyert e mortit. Arjan Sala u shpall dëshmor pasi ka shpëtuar 20 persona të tjerë që të dilnin nga magazina, ku vetë u gjet i vdekur.
Trupi i pajetë i 33-vjeçarit Arjan Sala, u nxor pas 3 ditësh pas zjarrit në magazinën në qendrën tregtare “Casa Italia”. Zjarri ra pasditen e së mërkurës, dhe vijoi për orë të tëra duke i marrë jetën të riut. Mes personave që ai shpëtoi ishte dhe gruaja e tij.