Kleis Bozhanaj është afrimi më i ri i Udineses në Serie A. Sulmuesi i Shqipërisë U-19 ka lënë Casa Pia në Portugali dhe është bashkuar me të rinjtë e klubit të Serie A.
I lindur në Tiranë dhe i gjatë 1.80 metër, Bozhanaj ka dalë nga moshat e Dinamos së Tiranës teksa në 2016 u transferua te Empoli. Veç moshave të Empolit ai ka luajtur edhe me U-19 e Napolit dhe Spezias.
Udinese e ka afruar shqiptarin në huazim, ndërsa nëse bind të edicionin e ri 21 vjeçari mund të marrë një kontratë përfundimtare. Bozhanaj ka luajtur me kuqezinjtë në dy takime.