Zyrtare! Trajneri Bernard Challandes shkarkohet nga kombëtarja e Kosovës

Bernard Challandes ka konfirmuar përmes konferencës për media të mbajtur në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” se i ka ndarë rrugët me Përfaqësuesen e Kosovës.

Rezultatet jo edhe aq të dëshiruara në këto kualifikimet të Kupës së Botës “Katar 2022”, kanë sjellë shkarkimin e trajnerit zviceran.

Konferencën për media e filloi kryetari i FFK-së, Agim Ademi që bëri të ditur se i kanë ndarë rrugët me Challandes:

“Duam ta falënderojmë trajnerin Challandes për punën e bërë me ekipin, për suksesin e arritur sidomos në Ligën e Kombeve”.

“Duam të bëjmë me dije që kemi vendosur ta ndërpremë bashkëpunimin me trajnerin, por që do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe më tej në mënyra të ndryshme”, deklaroi ai.

Challandes më pas e mori fjalën duke thënë se ishte një kënaqësi për vitet e kaluara me Dardanët.

“Natyrisht se jam i pikëlluar për këtë vendim, pasi kam pasur një kohë të mirë këtu. Kemi pasur një qëllim që të vazhdojmë qëllimet tona që të ndërtojmë një ekip konkurrues”, ka thënë strategu.

“Kisha kënaqësinë që kam punuar me këtë skuadër, por jam i pikëlluar që nuk do të jem. Jam shumë, shumë i kënaqur me mbështetjen nga federata me këtë staf që gjithmonë kanë qenë besnik dhe ishte – mund ta them qartë se në karrierën time si trajner, nuk kam pasur të tillë”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *