SHBA ka parë indikacione se disa forca ruse po largohen nga Mariupoli dhe po lëvizin drejt veri-perëndimit, edhe pse luftimet për qytetin port ukrainas vazhdojnë.
Lajmin e bën të ditur një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
Po ashtu, Reuters raporton se zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, tha se forcat ukrainase janë duke u trajnuar për përdorimin e obusëve por edhe për përdorimin e një sistemi radari të lëvizshëm dhe për transportues të blinduar të personelit M113.
Se ku po zhvillohen trajnimet zyrtari nuk raportohet të ketë dhënë detaje.