Zyrtari i Bashkisë së Vaut të Dejës akuzë ndaj shefit të komisariatit: Mbron parcelat me kanabis

Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë Vau Dejës, Mark Zhuri së fundmi ka lëshuar një akuzë duke  paditur shefin e komisariatit të Policisë, Bardhyl Saliu si personin që ka mbrojtur parcelat me kanabis në zonën e Temalit dhe është paguar nga trafikantët për këtë.

Katër ditë pas denoncimit në Facebook, Zhuri është paraqitur në Prokurori dhe ka dorëzuar një padi për Saliun. Zhuri thotë se Saliu ka mbrojtur parcelat e drogës në Temal dhe ka marrë para nga trafikatët.

Për ta bërë të ‘besueshëm’ një operacion  Zhuri thotë se ka djegur 3200 hektarë pyje, duke shkaktuar një masakër mjedisore. Zhuri thotë se Saliu e ka kërcënuar pas denoncimeve të herëpashershme që ai ka bërë dhe se duhet larguar si shef policie për të zbardhur këtë situatë kriminale.

“Uli xhamin e makinës dhe më kërcënoi mua. Pasi na ofendoi na akuzoi edhe për një tender. Unë nuk kisha asnjë njohuri për këtë rrëfim. Me thënë të drejtën ishte shumë i irrituar dhe shkëmbyem ofendime me njëri tjetrin. Unë e kam denoncuar në prokurorinë e Shkodrës edhe si rrjedhojë e kësaj, denoncimi i saj është bërë për aferat e tij korruptive. E kam denoncuar edhe për ndërtimet me të cilat ka abuzuar ai dhe stafi i tij. E kam denoncuar edhe për sjelljen arrogante ndaj qytetarëve. Për këtë situatë, unë kam informuar tëgjitha instancat e shtetit shqiptar duke filluar nga kryetari i bashkisë e deri tek kryeministri i Shqipërisë me një shkresë. Nuk ka ardhur asnjë reagim. I gjithë territori me mbështetjen e tij është i mbushur me kanabis. Ata që nuk paguajnë para për parcelat e kanabisit, u digjen parcelat. Ndërkohë janë djegur 200 hektarë pyje dhe askush nuk është vënë para përgjegjësisë,”- tha Zhuri.

Denoncimi:

Pershendetje!Kjo figura ne kete foto poshte eshte shefi i komisariatit Vau Dejes,i quajturi Bardhyl Saliu,i cili ka mbi 5 (pese)muaj qe denoncohet, akuzohet per shume vepra penale (kriminale) per:Kanabizim te teritorit te Nj.Administrative te zonave malore dhe me gjere.Per mbrojtejen qe u ka bere parcelave te kanabisit qe menaxhohen nga trafikantet.Per ndertimet me dhe pa leje qe i ka faturuar sipas deshires dhe sjelljes se ndertueseve.Per mbeshtetjen ndaj kundrabandisteve te çdo lloji.Per sjelljet arrogante,ndaj pushtetareve lokal,Administrator,Kryepleq fshatrash.Per dekonspirim informacioni.Per djegeje te mbi 200 ha Pyje,Kullota,Geshtenje,kryesisht ne Nj.Administrative Temal,gjoja ne emer te djegejes se kanabisit.Per kete figure qe e shihni te montuar ne parcelen e kanabisit jane informuar te gjitha instancat e shtetit shqiptare me za dhe me figure,te gjitha mediat qofte Lokale dhe Kombetare.Njoftimet jane bere edhe me shkresa ku eshte dhene veprimtaria e tij e detajuar.Nga Drejtoria e Mbikqyrjes Policore,jane ushtruar dy kontrodhe dhe ka dale i paster,sepse eshte i vetmi shef komisariati ne shqiperi qe ka realizuar Planin e kanabisit 150%,dhe deklaron se nuk ka kontroll qa me ban,se i kam b… rana.Ky eshte Bardhyl Saliu,i cili vazhdon i qete detyren e tij,i mbeshtetur nga larte.Kerkoj qe ose te penalizohet,osa te ngrihet ne detyre.Takova nje prokurore dhe ja shpjegova veprimtarin e tij kriminale,dhe mu shpreh keta jane tetane bashke,dhe nuk kemi qa te bejme,vetem me medja,sepse korrupsioni shkon zingjir. tha,Insp.Policie,Shef.Komisariati,Drejtor Policie,Drejtor i Agjensise Mbikqyrjes Policore.Per kete arsye i nxora ne statusin tim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *