Zyrtari i lartë grek në burgun e Vlorës, takim me Fredi Belerin

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” i cili fitoi zgjedhjet në Himarë, i akuzuar për blerje votash është vizituar në burg në Vlorë nga Theoharis Lalakos, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Zyrtari i lartë grek i cili ka mbërritur që ditën e djeshme në Shqipërisë, ka takuar Belerin në një takim që ka zgjatur 15 minuta dhe është larguar.

I shoqëruar nga ambasadores greke në Shqipëri, Kostandia Kamici, Lalakos tha se Beleri ishtë në gjendje të mirë shëndetësore, duke mos dhënë asnjë koment tjetër.

Më herët Ministria e Jashtme Greke sqaroi se vizita do të përqendrohet në kushtet e paraburgimit dhe gjendjen shëndetësore të Belerit.

Ndërkohë, me urdhër të ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias, ambasadorja greke në Tiranë ka marrë udhëzime për t’i siguruar familjes së tij mbrojtjen e nevojshme, ndërsa në dispozicion të familjes janë vendosur edhe disa avokatë të cilët do të vazhdojnë betejat e tij ligjore me drejtësinë shqiptare.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *