‘Pak nga njerëzit më të pasur në botë mund të zhdukin urinë nga planeti nëse dhurojnë një pjesë të vogël të pasurisë së tyre’– kjo sipas drejtorit të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së. Në një intervistë për CNN, David Beasley u bëri thirrje miliarderëve që të ndërhyjnë tani, madje duke iu drejtuar dy njerëzve më të pasur në botë: Jeff Bezos dhe Elon Musk.
‘Gjashtë miliardë dollarë për të ndihmuar 42 milionë njerëz që do të vdesin nga uria. Duke qenë se Elon Musk ka një pasuri prej 289 miliardë dollarësh, në fakt kreu i programit ushqimor të OKB-së po i kërkon atij të dhurojë vetëm 2% të pasurisë së tij’.
Musk ka si qëllim jetësor të zgjerojë njerëzimin në planetin e kuq, Mars. Duke nisur që nga viti 2002, stacioni i tij hapësinor ka punuar fort për ta çuar zhvillimin e teknologjisë në një tjetër nivel.
Musk po investon pjesën më të madhe të kohës dhe pasurisë së tij për t’i dhuruar njerëzimit një “shtëpi” të dytë. Ndërkaq, ju rikujtojmë se pasuria totale e miliarderëve amerikanë është pothuajse dyfishuar që nga fillimi i pandemisë, duke arritur në 5.04 trilionë në tetor.
/Priza.al/