Ish-deputeti demokrat Gert Bogdani ka zyrtarizuar sot kandidaturën e tij për primaret e Tiranës.
Në një deklaratë për mediat, Bogdani tha se Tirana ka nevojë për një model dhe vizion ndryshe ndaj dhe programi i tij lidhet me një model qeverisje ndryshe.
Sakaq shtoi se nëse ai vjen në pushtet, kryeqytet do jetë në shërbim të qytetarëve pa dalim politik.
“Kam punuar me integritet dhe energji. Tirana ka nevojë për model dhe vizion ndryshe. Me dinjitet dhe transparencë, kam marrë vendimin për të kandiduar në Tiranë. Kam bindjes se Tirana duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, ku të jetë qyteti për të ndërtuar të ardhmen. Tirana duhet të jetë qyteti i të gjithëve. Koha për ndryshim është tani. Zotohem se do të shërbej me përulësi. Kam program për të vendosur prioritetet e duhura brenda vendit dhe diasporës. Një program që ka në qendër qeverisjen me përkujdesje, model i cili çliron energjinë krijuese. Ky është një moment vendimtar për të bërë ndryshim, Tirana ka nevojë për shpresë”, tha ai.