Presidenti Bajram Begaj ka marrë sot zyrtarisht detyrën.
Pas marrjes së Kushtetutës, Begaj tha se për të ishte një ditë shumë e rëndësishme, pasi po ingarkohet një përgjegjësi e madhe.
Sakaq shtoi se do të zbatojë Kushtetutën dhe do të përpiqet për të arritur bashkëpunim për interesat kombëtare.
“Sot është dita më e rëndësishme e jetës sime. Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunim, vetëm kështu do arrijmë interesat kombëtare. Të garantosh zbatimin e Kushtetutës ke luftuar dhe korrupsionin. Do jem shërbëtor i popullit tim. Reforma në drejtësi po jep frytet e saj, shpreh mirënjohjen për partnerët Euroatlantik. Kam privilegjin që të marr detyrën në një moment historik. Pas një rrugëtimi të gjatë kjo ngjarje fillon vetëm fillimin e këtij kapitulli. Angazhimi diplomatik dhe ai shqiptar për të dënuar agresionin rus, tregojnë se ne dimë të jemi së bashku për kauza të mëdha.