Zyrtarisht stina e glikove, mësoni si të përgatisni reçel

Glikot janë ndër frutat më të freskët dhe më të kërkuar nëtreg për sa i përket sezonit të verës.

Është një frut i cili fare mirë mud të bëhe  reçel dhe fruti nuk e humb formën.

Si mund ta përgatisim:

Gliko kumbulle

Koha e përgatitjes: 1 orë

Koha e qëndrimit në gëlqere: 1 orë

Zierja: 24 orë me 2-3 intervale

Përbërësit

1 kg kumbulla gjatoshe, 1 kg sheqer, 2 gota ujë, lëng limoni ose limontos, 4-5 gjethe barbaroze

Përgatitja

  1. Zgjidhni kumbulla të forta. Pastrojini nga lëkura dhe bërthama me kujdes pa ju prishur formën.
  2. Lërini kumbullat e pastruara të kullojnë 10-15 minuta dhe kalojini në ujin me gëlqere për 1 orë.
  3. Pas kësaj kohe kullojini, lajini me ujë të rrjedhshëm dhe nëse dëshironi në vendin e bërthamës vendosni bajame të pjekura.
  4. Përgatitni shurupin. Hidhni në një tenxhere të thellë sheqerin, lëngun e kumbullave dhe ujin. Lëreni të ziejë për 8-10 minuta.
  5. Shtoni te shurupi kumbullat. Kur të marrin valën e parë largoni tenxheren nga zjarri. Lëreni të pushojë 10 orë.
  6. Vendosini pas kësaj kohe të ziejnë përsëri për 10-15 minuta në zjarr të ngadaltë. Lërini përsëri të pushojnë 10 orë.
  7. Në zierje e tretë para përfundimit hidhini 1 lugë lëng limoni ose pak limontos.
  8. Bëni provën e shurupit. Nëse qëndron në formë sumbulle në pjatë, glikoja është gati.
  9. Hidhini me kujdes kokrrat në vazo pa i shtypur. Aromatizojini me gjethe barbaroze ose kanellë.
  10. Mbyllini hermetikisht dhe lërini të pushojnë 3-4 orë.Ruajeni glikonë në vend të freskët.
  11. Shërbejini në pjata të vogla kristali.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *