Zyrtarizohet fraksioni i ri brenda PD-së/Nishani flet për prapaskenat e ‘bashkëpunimit’ Rama-Basha: Thikë e helmatisur pas shpine

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili i është bashkuar grupit anti-Basha, në një deklaratë për mediat tha se mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës ka negociata. Ish-deputeti i PD-së, Arben Islami, tha se do të bëjnë “gjithçka” për largimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

“Do bëjmë gjithçka, më shumë se gjithçka, po i them Lulzim Bashës do të jetë vrima e miut 500 grosh nëse mendon që në koalicion me PS me zgjatje jo u vodhën votat, po i futet në fushatë. E vetmja rrugë është dorëheqja që i shërben partisë, përndryshe do të ketë ndeshje serioze, ndeshje politike, mbani mend sa u rrit respekti për Fatos Nanon pas dhënien e dorëheqjes apo të Berishës”, tha Imami.

Grupimi “Për PD-në” edhe një herë kanë përsëritur thirrjen për dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës si kreu i Partisë Demokratike. Grupi në fjalë përbëhet nga figura të larta në PD.

Pjesë e “Grupit për PD-në” janë ish-presidenti Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha. Sipas tyre, dorëheqja e Bashës, është nisja e ri-ngritjes së Partisë Demokratike. Beteja e tyre nuk bëhet fjalë vetëm për garën për kryetarin, por nevojitet një reformim në parti.

Ish-presidenti, Bujar Nishani tha se nëse ka do të ketë një bashkëpunim mes PD-PS, do të ishte një “thikë pas shpine” për demokratët. ” Nëse ka një tentativë të tillë, do të realizonte atë që është droja më e madhe e opinionit publik, një droje që ka ekzistuar edhe brenda PD, për ta kthyer në një aneks të Edi Ramës, asgjësimi i PD. Por unë jam e bindur që kjo tentativë për ta asgjësuar apo ta kthyer në një aneks të padëgjueshëm për qytetarët, do ishte thika më e helmatisur pas shpine”, tha Nishani.

“Grupi për PD-në” ka shpallur katër pikat në lidhje me reformimin e PD-së.

Deklarata e Grupit të PD-së

“Shqipëria u përball me zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, pas një qeverisje të korruptuar prej 8 vitesh, që e ka çuar vendin në varfëri. Ne jemi të vetëdijshëm që shitblerja e votës, përdorimi i administratës, përdorimi i të dhënave personale, ishin vetëm një pjesë e elementëve që përcaktuan rezultatin zgjedhor, por ne jemi po ashtu të vetëdijshëm që PD nuk arriti që të mundësonte mbështetje më të madhe.

PD ka pasur rezultat të njëjtë me 4 vite më parë, PD nuk po garonte për vend të dytë, pjesëmarrja me 46% në zgjedhje është tregues domethënës që PD nuk frymëzoi, dhe as nuk siguroi mbështetje për fitore.

Ne jemi të vetëdijshëm që përgjegjësia e zgjedhjeve i takon drejtuesve të partisë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për humbjen, pasi kanë shembullin e z. Berisha. Dorëheqja e parevokueshme e Lulzim Bashës nga partia nuk është fundi i PD-së, por fillimi i ringritjes së saj.

Mospjesëmarrja në reformën territoriale, në zgjedhjet lokale, dalja nga parlamenti, ishin gabime të PD-së. Marrëveshja e 5 Majit, megjithë pasojat e saj, dëmtoi në mënyrë të pakthyeshme PD-në dhe aleatët, brenda partisë kryetari nuk mbajti përgjegjësi për humbjen e 2017. Në 2019 u përjashtuan nga Kuvendi të gjithë ata që kishin kundërshtuar vendimmarrjen, sërish lista ishte ajo e kryetarit.

Kryetari nuk kishte mësuar asgjë nga humbja e 2017-tës, aktualisht Shqipëria është në duart e atyre që vendosin shumëçka.

Propozimet u prezantuan nga Edit Harxhi, që sipas saj kanë në thelb, pikërisht reformimin në mënyrë që PD-së ti kthehet dinjiteti.

1-Modelin e hapjes dhe bashkimit të forcave brenda dhe jashtë vendit të atyre që janë larguar nga PD apo që duan të vijnë në PD

2-Kthimin në program të qartë të të djathtës konservatore moderne

3-Ndryshimet statuore duke përfshirë zgjedhjen e kryetarit.

4-Debatit të lirë dhe sistemin e primareve me programe të qarta politike për çdo kandidat çdo demokrat brenda dhe jashtë vendit.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *