Zyrtarizohet transferta/ Bekim Balaj rikthehet ‘në shtëpi’

Bekim Balaj është futbollisti i ri i Vllaznisë. Zyrtarizimi i marrëveshjes u bë nga klubi i Vllaznisë me një postim në rrjetet sociale ku Balaj shfaqej përkrah drejtorit sportiv dhe presidentit Xhaferi. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është kthyer përsëri në Kategorinë Superiore dhe ka firmosur me klubin ku nisi karrierën e tij në Shkodër.

“Klubi i Futbollit Vllaznia, në përmbushje të objektivave sportiv, njofton se ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për 3 sezone sportive, me lojtarin e Kombëtares shqiptare Bekim Balaj” – shkruhet në postim.

Balaj u largua nga skuadra e Keçiorengyçy në kampionatin turk dhe ishte në kërkim të një aventure të re. Vllaznia, Partizani dhe Tirana nisën kontaktet me të. Por në fund duket se ka mbizotëruar dëshira për të luajtur edhe një herë me ekipin e Vllaznisë, me të cilën nisi karrierën e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *