Zyrtarja e lartë e DASH mbërrin sot në Shqipëri! Ja çfarë pritet të ndodhë (Axhenda)

Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried do të mbërrijë sot në Tiranë.

Mësohet se zyrtarja në kuadër të një turi që po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, do të takohet me Enkelejd Alibeajn, si dhe deputetë pranë tij si Jorida Tabaku e Gazment Bardhi.

Sakaq, takimi mes tyre pritet të zhvillohet në orën 10:45 në kryesinë e Kuvendin. Më pas, zyrtarja pritet të shkojë edhe në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se ShBA-Shqipëri festojnë sot 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, ndaj pritet Donfried të falënderojë vendin tonë duke nënvizuar kështu mbështetjen të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *