Ndaluan makinën që po kryente manovra të rrezikshme në rrugë, dhunohen dy efektivët e policisë, një i arrestuar dhe dy në kërkim në Bulqizë

Një person ka rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Bulqizës pasi kanë kundërshtuar me dhunë dy efektivë të policisë rrugore.

Sipas njoftimi të policisë, drejtuesi i mjetit I.L 30-vjeç i cili ishte në gjendje të dehur ishte duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke mos i lejuar që të kryenin testin alkolit dhe të mos shoqërohej në komisariat.

Dy pasagjerët që kanë goditur punonjësit e policisë për të mos shoqëruar shoferin kanë mundur të largohen, por janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

“Kundërshtuan me forcë dhe goditën punonjësit e Policisë Rrugore, vihet në pranga drejtuesi i mjetit dhe shpallen në kërkim dy pasagjerët.

Shërbimet e Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rugore, pranë mbikalimit  në Qytetin e Bulqizës, kanë  konstatuar dhe ndaluar një  automjet “Benz”, pasi u konstatua se kryente manovra  gjatë lëvizjes.

Gjatë procesit të verifikimit, punonjësit e policisë hasën në rezistencën e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve që ndodheshin në këtë mjet,  për të mos kryer testin e alkoolit drejtuesi i mjetit.  Të tre shtetasit në bashkëpunim me njëri tjetrin  kundërshtuan me forcë  punonjësit e policisë duke ju shkaktuar dëmtime fizike dy prej punonjësve të policisë.

Shërbimet e policisë kanë mundur të vënë në pranga  drejtuesin e mjetit, shtetasin I. L., 30 vjeç,  banues në Bulqizë, i cili duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë duke mos i lejuar të kryenin testin e alkoolit dhe të mos shoqërohej në komisariat.

Ndërsa dy pasagjerët kanë mundur të largohen por janë identifikuar dhe shpallur në kërkim  dhe konketisht shtetasit  A. S., 22 vjeç dhe A. D. 30 vjeç, banues në Bulqizë, të cilët kanë goditur punonjësit e policisë duke u shkaktuar dëmtime trupore, me qëllim që  mos shoqërohej në Komisariat drejtuesi i automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *