Shqiptari përleshet me adoleshentin grek, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Një 31-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas një sherri me një të mitur në zonën e Sitisë në Kretë.

Sipas mediave të shtetit fqinj, ngjarja ka ndodhur pas mesnatës të së martës, ku sipas Policisë, i mituri dhe 31-vjeçare për shkaqe që ende nuk dihen janë përleshur.

17-vjeçari dyshohet se e ka shtyrë shqiptarin, i cili ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në rrugë, ku për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.

Pas kësaj 31-vjeçari u transferua në spitalin e Pagnit duke iu nënshktuar një operacioni, ndërsa 17 vjeçari ra në prangat e policisë. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *