Paraditen e sotme në media u përhap lajmi se Nuredin Dumani ka pranuar statuisin e bashkëpunëtorit me drejtësinë duke ndezur shpresën se shumë ngjarje kriminale do të merrnin zgjidhje.
Por pak më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka hedhur poshtë këtë pretendim.
Nëpërmjet një njoftimi për shyp SPAK shkruan: “Duke marrë shkas nga publikimet në media të lajmit se Dumani ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, informojmë opinionin publik se ky lajm nuk është i vërtetë.”