Aksident i trefishtë në aksin Milot- Rrëshen, 3 të lënduar

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot – Rrëshen, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 3 persona.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, ndërsa ende nuk dihet gjendje e tyre shëndetësore.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se automjetet kanë rrëshqitur për shkak të baltës dhe inerteve të rëna në rrugë nga mjetet që marrin inerte në lumin Fan. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *