Cindy Marina, moderatorja sportive dhe djali i politikanes, Jozefina Topalli, Genari, tashmë e kanë bërë publike lidhjen e tyre.
Edhe pse ata nuk kanë shumë dëshirë të flasin për marrëdhënien e tyre, në raste të veçanta bëjnë edhe përjashtime.
Siç ka ndodhur edhe së fundmi ku moderatorja ka ndarë një foto gjatë pushimeve së bashku.
Shkak është bërë ditëlindja e Genarit.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar bukuroshja, krahas imazhit ku shfaqen buzë detit.
Kujtojmë që dyshja e bënë publike lidhjen për herë të parë në ditën e Shën Valentinit.