Drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani pritet të dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Mësohet se përfaqësuesi i akuzës do kërkojë në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditor, afat ky i cili do t’i lihet në dispozicion autoriteteve Spanjolle për të sjellë në Shqipëri kërkesën e ekstradimit të Alfred Prodanit.
Kujtojmë se Prodani u arrestua tre ditë më parë në Laç, pasi dyshohet si pjesëmarrës në gati 40 episode vjedhjesh të apartamenteve në Spanjë.
Arrestimi i Alfred Prodanit, erdhi vetëm një muaj pasi qeveria Shqiptare lidhi një marrëveshje ekstradimi me qeverinë Spanjolle.