E shantazhonte me video intime/ Nga njohja në rrjetet sociale deri tek ardhja e vajzës nga Brazili në Tiranë, ja çfarë i “mbante peng” i riu 19-vjeçares (Detaje)

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e 29-vjeçarit Eraldo Dervishi, i cili shantazhonte me disa video komprometuese një vajzë nga Brazili.

Burime për median bëjnë me dije  se i riu dhe 19-vjeçarja nga Brazili ishin njohur në rrjetet sociale dhe më pas vajza kishte vendosur që të vinte në Shqipëri që për t’u takuar me Dervishin.

Pas kësaj njohje, e reja nisi që t’i dërgonte video intime 29-vjeçarit, ndërsa ky i fundit e shantazhonte atë.

Mësohet se Dervishi i kishte marrë vajzës pasaportën, ndërsa në këmbim të saj i kërkonte që t’i jepte një shumë lekësh. Duke qenë në këtë situatë, vajza i është drejtuar policisë, ku ka bërë denoncimin për rastin në fjalë dhe ka rrëfyer historinë e shantazhi.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *