Mjeku i mirënjohur Halim Kosova ka dhënë një intervistë ditën e sotme për News24 ku dhe ka folur për propozimin që ka bërë opozita për President të Republikës.
Ai është shprehur se e ka dëgjuar këtë propozim nëpërmjet medias dhe teksa theksoi se e vlerëson shumë por ka si prioritet profesionin e tij dhe projektin për njerëzit në nevojë.
“Është një propozim dinjitoz dhe i rëndësishëm, me thënë të drejtën jam njohur nga mediat. Puna ime, eksperienca ime dhe fakti që kam hapur një fondacion për njerëzit në nevojë me duket më e vlefshme. Unë falënderoj çdo njeri që e ka propozuar, por e kam deklaruar që dua të përqendrohem në profesionin tim dhe kryesisht në ndihmën e familjeve në nevojë. Ky do të jetë prioriteti im”, ka thënë më tej Kosova.