Operacioni i mbajtur sekret, si u riatdhesuan 13 shqiptarët nga kampi i ISIS, në mes tyre dhe bashkëshortja e dytë e Genc Ballës

 Janë zbardhur detaje të reja mbi riatdhesimin e 13 shqiptarëve nga kampi i ISIS.

Mësohet se operacioni për riatdhesimin e shqiptarëve ka filluar para disa ditësh dhe është mbajtur sekret.

Shqiptarët e riatdhesuar janë nga kampi “Roi” . Burimet bëjnë me dije se në mesin e të riatdhesuarve dyshohet se është edhe gruaja e dytë e Genc Ballës, Almira Kastrati dhe dy fëmijët e saj.

Kujtojmë se Genc Balla është dënuar për rekrutim të besimtarëve për qëllime terroriste dhe ndodhet në regjimin “41bis” në burgun e Peqinit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *