Axhenda/ Zgjedhja e Presidentit, PS mbledh të premten Kryesinë

Ditën e premte Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë, në orën 17:00 të pasdites, ku do të diskutohet në lidhje me emrin e presidentit të ri të vendit, që pritet të kalojë për votim me shumë mundësi të hënën e ardhshme.

Burime për median bëjnë me dije se në mbledhje do të jetë i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama.

Sakaq, pas mbledhjes së Kryesisë do të ketë dhe një mbledhje të grupit parlamentar, ku pritet të nisë edhe mbledhja e firmave të deputetëve, për të paraqitur zyrtarisht kandidaturat në Kuvend.

Që një kandidaturë të jetë e vlefshme, ajo duhet te këtë mbështetjen e së paku 20 deputetëve.

Tashmë socialistët kanë mundësi që të zgjedhin të vetëm emrin e presidentit të ri të vendit, pasi dhe vetë  Kushtetuta parashikon që kreu i shtetit në raundin e katërt dhe të pestë mund të zgjidhet me 71 vota deputetësh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *