Kongresi i PPE nuk ftoi asnjë delegat nga PD, Jorida Tabaku: PD do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes EPP

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka marrë pjesë në kongresin e Roterdamit, ku dhe ka votuar edhe për Presidentin e EPP, Manfred Weber.

Tabaku ka postuar një foto në rrjetin e saj social nga momenti i votimit, ku shkruan se Weber do të mbështesë Partinë Demokratike, që kjo e fundit të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP.

“Kënaqësi sot të votoja për Presidentin e EPP Manfred Weber! Jam e sigurtë që me mbështetjen tij, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP!”, shkruan Tabaku.

Një ditë më parë u tha se PD iu hoq e drejta e votës, por Tabaku sot ka publikuar foton, ku thote se ajo ka shprehur me vote mbështetjen për Presidentin e PPE.

Ndërkohë Komisioni i Rithemelimit, nje dite me pare deklaroi se PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qëndrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendshme në PD

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *