Shtetet e bashkuara të Amerikës kanë folur qartë në lidhje me këtë proces zgjedhor, por deklaratave të djeshme i shtohet edhe qëndrimi i sotëm i kryediplomates amerikane në Tiranë.
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka dalë në krah të kryeprokurorit Olsian Çela, i cili ka kërkuar hetim nga të gjithë vartësit e tij, për çdo denoncim të bërë lidhur me krimin zgjedhor.
Deklarata e tij është ripostuar nga ambasadorja Kim, e cila ka bërë me dije se, edhe Amerika e mbështet fuqimisht thirrjen e kryeprokurorit, duke kërkuar punë nga hetuesit. Edhe njëherë, thirrjen e saj, Kim e ka mbyllur me fjalinë: “Askush nuk është mbi ligjin!”
Ajo po ashtu theksoi se, “Reforma në Drejtësi” kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën me pavarësi e integritet.
STATUSI NGA YURI KIM
“Prokurori i Përgjithshëm Çela u ka kërkuar të gjithë prokurorëve në Shqipëri që të intensifikojnë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve zgjedhore. Supports e mbështet fuqimisht këtë thirrje. Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet. Askush nuk është mbi ligjin”.
/Priza.al/