U denoncua si humbur, gjendet i pajetë 58-vjeçari

Pak ditë më parë në Policisë e  Vlorës u denoncua humbja e një 58-vjeçari. Fatkeqësisht sot është gjendur trupi i pajetë i 58-vjeçarit në lumin Vjosa.

Policia në një komunikatë publike shkruan se pas nxjerrës së viktimës nga lumi Vjosa, trupi i tij është transportuar në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

 

Në datën 22.06.2022, rreth orës 13:30, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Piskovë, Përmet, është gjetur i mbytur shtetasi A. P., 58 vjeç, banues në Përmet, i cili, sipas kallëzimit të familjarëve është larguar nga banesa në datën 18.06.2022.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Vjosë, i cili është transportuar në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *