Është gjetur turisti polak i cili u denoncua i zhdukur disa ditë më parë.
Mësohet se 74-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për kërkimet e shtetasit polak Z. K, ju informojmë se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në det, u bë e mundur gjetja e shtetasit Z. K, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet për në vendin e tij të akomodimit në Sarandë.