Plagosi vëllain për çështje pronësie, arrestohet autori në Radhimë (Emri)

Të shtëna me armë janë shënuar mesditën e kësaj të hëne në plazhin e Radhimës, ku për pasojë mbeti i plagosur një person.

Burime për median bëjnë me dije se është arrestuar autori i cili dyshohet se qëlloi me armë në drejtim të vëllait të tij në Radhimë, Benjamin Kondi.

Mësohet se shtetasi Eduard Kondin ishte kthyer mbrëmjen e djeshme nga Anglia, ku shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë administrimi i plazhit i cili është në pronësi në dy vëllezërve

Eduardi është arrestuar në një banesë në Lungomare dhe po shoqërohet në komisariat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *