Presidenti i Sri Linkës ia doli të arratiset mes turmave të zemëruara

Gotabaya Rajapaksa, president i Sri Lanka  është arratisur nga vendi që e drejtoi me vite përmes një avioni ushtarak, mes protestave masive për krizën ekonomike që ka kapluar shtetin aziatik.

Forcat ajrore të vendit konfirmuan se 73-vjeçari fluturoi në Maldive me gruan e tij dhe dy zyrtarë të sigurisë.

Ata mbërritën në kryeqytet, Male, rreth orës 03:00 me orën lokale, kanë treguar burimet e BBC-së, transmeton Express.

Largimi i Rajapaksa i jep fund një dinastie familjare që ka sunduar Sri Lankën për dekada.

Presidenti kishte qenë i fshehur pasi turmat hynë në rezidencën e tij të shtunën dhe ishte zotuar të jepte dorëheqjen të mërkurën më 13 korrik.

Një burim i tha BBC-së se Rajapaksa nuk do të qëndrojë në Maldive dhe synon të udhëtojë në një vend të tretë.

Vëllai i tij, ish-ministri i Financave Basil Rajapaksa, gjithashtu është larguar nga Sri Lanka dhe thuhet se do të shkojë në SHBA.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *