Ish-presidenti rus dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Moskës nuk e ka ndalur sarkazmën e tij këtë herë pas dorëheqjes së Dragi-it në Itali. Dmitri Medvedev postoi foto me radhë të Boris Johnson dhe Mario Draghi, më pas një figurë në të zezë me një pikëpyetje që do të thotë ‘kush do të jetë i radhës?’.
Tashmë ditët e fundit Medvedev ishte bërë i ditur pas dorëheqjes së kryeministrit britanik duke shkruar sërish në Telegram, “Miqtë më të mirë të Ukrainës po largohen. Fitorja është në rrezik! Iku i pari…”.
Ministri i Jashtëm, Luigi di Maio, komentoi: “Më qan zemra kur shoh se në anën tjetër të botës, në Moskë që është një autokraci, Medvedev feston sepse një nga demokracitë më të fuqishme në botë, Italia, është dobësuar”.