Begaj bashkohet në Instagram, pyet qytetarët: Çfarë iu mungon të rinjve shqiptar?

I sapo zgjedhur në postin e presidentit të ri, Bajram Begaj i është bashkuar rrjetit social Instagram.

Deri më tani presidenti i ri numëron më shumë se 200 ndjekës në Instagram, ndërsa profili i tij është hapur para 20 orëve.

Në postimin e tij të fundit Begaj ka publikuar një foto, krahas së cilës pyet qytetarët se çfarë u mungon të rinjve në Shqipëri në krahasim me ata jashtë.

Begaj u betua ditën e djeshme, 24 korrik, në Kuvendin e Shqipërisë si president i ri i vendit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *