Meta akuzohet bashkëpunëtor i ish-sigurimit/ Dritan Prifti e denoncoi i pari: Dosjen e plotë e ka Sali Berisha, i cili e ka përdorur për interesat e tij

Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit ka bërë publik verifikimin se një  politikan i lartë shqiptar me iniciale I.M. rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Në media qarkullojnë lajme se bëhet fjalë për ish-presidentin Ilir Meta pasi inicialet korrespondojnë me drejtuesin e përkohshëm të  Partinë e Lirisë, megjithëse nuk ka ende asnjë konfirmim.

Ky fakt ka rinxjerrë në dritë një deklaratë të vjetër të ish-deputetit të LSI, Dritan Priftit kur akuzonte Metën si ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Deklarata u ribotua në vitin 2015 në faqen e Facebook “Enigma Mistere dhe Lajme”. Po ashtu Prifti theksonte se dosjen e tij e kishte Sali Berisha, i cili i bënte presion Ilir Metës.

“Një spiun komunist, që spiunonte shokët e tij që në universitet. U rekrutua nga pedagogu i tij N.K. A ka fakt më tronditës se ky për njeriun nr.2 të shtetit shqiptar. Ka mundur për 25 vjet ta fsheh këtë të vërtetë, në bashkëpunim me Sali Berishën, i cili ka dosjen e plotë të Ilir Metës, por e ka përdorur atë vetëm për interesat e tij.(…)

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *