Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Dorjan Keqi, i cili akuzohet se në vitin 2016 ka vrarë me armë zjarri drejtorin e OST-së, Saimir Jaku në vitin 2016.
Në sallën e gjyqit, Keqi ka mohuar përfshirjen ne ngjarje dhe ka folur nëpërmjet avokatit të tij për vrasjen duke deklaruar se ditën e ngjarjes ka qenë në Vinjoll të Kurbinit. Prokurori ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg qe është pranuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri e cila ka caktuar ndaj te dyshuarit Dorjan Keqi masën e sigurisë arrest me burg. Kujtojmë se Keqi u arrestua disa vite më vonë pas krimit, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Pasi iu morën shenjat e gishtërinjve, rezultoi se gjurmët e tij ishin gjetur në bidonin me benzinë që u përdor nga autorët për djegien e makinës që u përdor ditën e krimit në Rrëshen.