Efektivit të policisë, Kol Kola, i është dhënë sot masa e sigurisë me burg nga Gjykata e Lezhës. Ai akuzohet për veprën penale “ngacmim seksual” dhe “kryerjen e veprave të turpshme me të mitur”.
Prokurori i çështjes është shprehur se nga hetimet e kryera nga SHÇBA, ekzistojnë provat që fajësojnë 63-vjeçarin.
Një nga provat më të rëndësishme janë pamjet filmike të kapura nga kamerat e sigurisë, ku dallohet qartë efektivi i policisë duke u drejtuar drejt banesës me të 13-vjeçaren.
Kujtojmë se Kol Kola, kishte deklaruar pafajësinë e tij, duke pretenduar se e gjithë ngjarja ishte një inskenim.