Zjarri po shkrumbon gjithçka në Milot, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Vatra e zjarrit në Milot të Kurbinit vijon të jetë ende problematike.

Burime për median bëjnë me dije se situata shihet kritike në Malin e Bardhë dhe Skuraj, pasi terreni është i thyer dhe është e pamundur ndërhyrjen nga toka të ekipeve zjarrfikëse.

Sot ka filluar operacioni i gjere, për eleminimin e vatrës së zjarrit,  nën drejtimin e Prefektit Lezhë. Operacioni ka filluar në orën 06.30 të mëngjesit. Përveç forcave të bashkisë Kurbin, me mbështetjen e 50 forcave te Ministrisë së Mbrojtjes dhe të një helikopteri.

Flakët janë favorizuar edhe nga era zjarri është përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar sipërfaqe të tëra me pyje.

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *