Ministria e Jashtme ra pre e sulmit kibernetik, publikohen 578 dokumente zyrtare

Disa nga institucionet më të rëndësishme në vend pësuan sulme kibernetike nga një faqe e quajtur “Homeland Justice”.

Sulmit nuk i shpëtoi as Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, të cilës grupi i hakëruesve i ka nxjerrë gjatë ditës së sotme 578 dokumente zyrtare, të cilat janë shëmbime emaili mes ministrisë së Jashtme shqiptare dhe ambasadave të vendosura në vende të ndryshme.

Në dokumentet e publikuara nga grupimi i hakërave,  janë edhe e-mailet që emigrantëve shqiptarë që u kanë nisur ambasadave tona të akredituara në shtete e huaja, ku shumica janë kërkesë për pajisje me karta identiteti si dhe për prokura të ndryshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *