Elektrizohet sheshi ‘Nënë Tereza’/ Koncerti i Noizy-t bën bashkë 40 artistë, shiten mbi 18 mijë bileta

Koncerti i organizuar për reperin Noizy ka nisur tek sheshi ‘Nënë Tereza’.

Artisti i cili ka shënuar rekorde suksesi kombëtare e ndërkombëtare ka rritur të bëjë bashkë 18 mijë fansa të cilët pëlqejnë muzikën e tij. Artistët e parë që ndezën skenën e ‘Alpha Show’ janë dy reperët Finem dhe Solo ose siç njihen ndryshe ‘KPT’. Pritet një super atmosferë nga artistët e tjerë, pasi reperi ka ftuar rreth 40 artistë vendas dhe të huaj në koncert.

Ndërsa do të këndojë për herë të parë edhe Stresi pas “rilindjes” së miqësisë midis tyre.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *