Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar në lidhje me nismën kombëtare ‘Bounusi i rijetësimit’.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Margariti shkruan se 41 aplikantë janë shpallur fitues për t’u ardhur në ndihmë pronarëve të objekteve-monument kulture që duan t’i mirëmbajnë apo rijetësojnë.
Sakaq shton se vlera që përfitojnë këtë aplikantë është 1-5 milionë lekë.
Postimi i plotë:
? Për herë të parë Ministria e Kulturës ndërmori nismën kombëtare “Bonusi i rijetësimit”, për t’u ardhur në ndihmë pronarëve ose përdoruesve të ligjshëm të objekteve-monument kulture apo brenda qendrave historike dhe zonave arkeologjike, që duan t’i mirëmbajnë apo rijetësojnë. Mes aplikantëve, 41 syresh përfitojnë 1-5 milionë lekë!