Ky është 49-vjeçari që plagosi fqinjin e tij 23-vjeç në Tiranë

Një plagosje për motive të dobëta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një rrugicë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tasim Shehu”. Burime për mediat bëjnë me dije se pas një konflikti të çastit mes dy fqinjëve 49-vjeçari Albert Ostreni ka plagosur 23-vjeçarin Ronaldo Mejdani.

23-vjeçari është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po heton për ngjarjen.

Drejtoria Policisë Elbasan, lidhur me plagosjen në Tiranë, ka vendosur një patrulle postoblloku në hyrje të qytetit të Elbasanit  në rreth rrotullimin e Bradasheshit për të kapur autorin.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *