Ka disa receta që edhe pse janë shumë të thjeshta për nga shija ngelen unike dhe shënojnë shijen dhe guston tonë të ushqyerjes.
E tillë është edhe buka me djathë e shalqi, një vakt që çdokush e ka shijuar në fëmijëri.
Kjo përvojë i ka shtyrë shefat e kuzhinës të krijojnë sallata verore me këta dy përbërës, që mund të shërbejnë si një vakt i plotë.
Gjithkush është i lirë të ekperimentojë por receta e Alfës ka tre përbërës themelor: shalqi, djathë dhie dhe gjethe menteje.
Receta:
Sallatë me djathë dhie dhe shalqi
Koha e përgatitjes : 20 minuta
Vështirësia e ulët
Për 4-6 persona
Përbërësit
½ e shalqinit, 150 gr djathë dhie në kubikë, 10-15 gjethe menteje, ½ lugë gjelle lëng limoni, 1 lugë gjelle vaj ulliri, bukë e thekur ose fara të ndryshme opsionale.
Përgatitja
Pastroni shalqinin nga lëkura. Priteni në kubikë dhe hidhrni në një tas të thellë sallate.
- Spërkateni me pak lëng limoni dhe lëreni të pushojë 5 minuta.
- Shtoni djathin e prerë në kubikë në madhësinë e kubikëve të shalqinit.
- Zbukurojeni me feta mente. Nëse dëshironi shtoni kubikë buke të thekur ose fara të ndryshme.
- Spërkateni me vaj ulliri dhe shërbejeni në tasa të vegjël.
Këshilla e shefit
Shalqini duhet të jetë i ftohtë nga frigoriferi për këtë sallatë.