U përfshi në aksident me motor, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Itali

Ka ndërruar jetë në spital 21-vjeçari Erik Fetahu, i cili u përfshi në një aksident me motorin e tij më 26 gusht.

Mjekët ishin përpjekur ta shpëtonin duke i prerë një këmbë të lënduar rëndë, por as kjo nuk e mbajti në jetë.

Aksidenti kishte ndodhur në San Rocco, në zonën e Lodit dhe i riu ishte transportuar me helikopter në Pavia. Motori i tij ishte përplasur kokë më kokë me një furgon në kthesë, ndërsa shqiptari pësoi trauma të rënda nga aksidenti.

Banues në Lodi, Eriku ishte i pasionuar pas motorëve, ai madje kishte qenë kandidat në zgjedhjet bashkiake me listën Buongiorno Lodi, në mbështetje të kryebashkiakut aktual Andrea Furegato. Shumë e kujtojnë atë si një djalë entuziast dhe të gatshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *