Reforma territoriale/ PD propozon 95 bashki, ja si ndahen

Partia Demokratike ka propozuar draftin për reformën e re territoriale.

Gjatë mbledhjes me grupin parlamentar, PD ka propozuar 95 bashki, nga 61 që janë sot pra 34 më shumë.

Priza.al sjell të plotë draftin e propozuar:

  • Në Korçë kanë qenë 6 bashki, propozimi është 10 bashki, ku janë shtuar Leskoviku, Vithkuq, Voskopojë dhe Pojan.
  • Në Vlorë nga 7 bashki janë propozuar 11, ku është shtuar Orikumi, Novosela, Lumi i Vlorës (Amantia) dhe Ksamili.
  • Berati nga 7 bashki bëhet me 9 bashki, janë shtuar Shpiragu dhe Otllaku.
  • Në Fier nga 6 bashki bëhen 12 bashki, shtohen Golem, Ardenicë, Levan, Cakran, Fratar.
  • Në Elbasan nga 7 bashki bëhen 10 bashki, shtohen Shpati, Bradasheshi.
  • Në Tiranë nga 5 bashki bëhen 9 bashki, shtohen Ndroqi, Petrela, Kashari, Dajti. Gjithashtu edhe 11 minibashkitë të kalojnë në Bashki.
  • Në Kurbin nga 1 bashki bëhen 2 bashki, shtohet Mamurrasi.
  • Në Durrës nga 3 bëhen 4, është shtuar Sukthi.
  • Në Kukës nga 3 bëhen 5 bashki.

Konkluzionet e eksperteve të PD:

  1. Bashkitë

– 95 Bashki asimetrike,

– Janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale 61 Bashki

– 50% e bashkive qendrore do të mbulojnë krahas funksioneve të shërbimeve publike e social kulturore edhe shërbimin transportit dhe të zhvillimit të territorit për bashkitë rurale.

– 50 % e bashkive të tjera do të kenë funksione të kufizuara, kryesisht në kryerjen e shërbimeve publike, bujqësore, aktivitete kulturore dhe asistencë sociale e nxitje të punësimit. Ato do ti delegojnë funksionet e menaxhimit urban tek njësitë qendrore mbi një bazë kontratete bashkëpunimi.

  1. Lidhur me nivelin e dytë PD i përmbahet konceptit evropian të rajoneve.

Ajo është e përgatitur për të ofruar dy opsionet e saj për nivelin e dytë të qeverisjes vendore

  1. Formimin e një ndarje të re Rajonale me 5 Rajone
  2. Tirana, kryeqytet metropolitan me një bashki qendrore dhe 14 bashki me Kompetenca te kufizuara

Ky ishte në thelb drafti paraprak i grupit të punës, i paraqitur për tu diskutuar e aprovuar prej jush të nderuar deputetë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *