Moti i keq dëmton transformatorin, ndërpritet furnizimit me ujë të pijshëm në Durrës

Një lajmërim vjen për qytetarët e Durrësit ata do të  duhet që të marrin masa për 2 ditët e ardhshme për shkak se do të ketë ndërprerje të ujit.

Shkak për këtë ndërprerje është bërë një defekt në transformatorin kryesor të tensionit 35/20 kv.

Për pasojë gjatë ditës së sotme dhe nesër, do të ketë reduktim të orarit të furnizimit me ujë për të gjithë bashkinë e Durrësit dhe zonat rurale.

NJOFTIMI I OSHEE:

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës njofton abonentët se mund të ketë problem në furnizimin me ujë gjatë dy ditëve të ardhshme.

Shkak është bërë një defekt që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, i shkaktuar nga moti i keq dhe shkarkimet e shumta, në zonën e Fushë Milotit.

Për shkak të këtyre shkarkimeve, transformatori kryesor i tensionit 35/20 kv është dëmtuar dhe i gjithë stacioni është jashtë kushteve të punës.

Grupet e punës së OSHEE dhe të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës ndodhen në terren për të zëvendësuar transformatorin e djegur.

Si pasojë e situatës emergjente, gjatë ditës së sotme dhe nesër, do të ketë reduktim të orarit të furnizimit me ujë për të gjithë bashkinë e Durrësit dhe zonat rurale.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës kërkon ndjesë dhe mirëkuptim për shqetësimin e krijuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *