Makina Alpha Tauri e Pierre Gasly, gjatë provave të lira në cirkuitin e Singaporit, mori flakë papritur teksa piloti francez ishte në bokse. Në fakt, gjithçka ishte nën kontroll me mekanikët, që po shoqëronin makinën së bashku me pilotin në brendësinë e bokseve, teksa po zhvillohej sesioni i dytë i provave të lira në Singapor.
Por, pjesa e pasme e Alpha Taurit mori flake, ndërsa Gasly mundi të largohej nga makina në limite pa pësuar dëme. Për fat të mirë mekanikët u treguan të shpejtë dhe e fikën menjëherë zjarrin ndërsa në ndihmë erdhën edhe mekanikën e Aston Martin të gjendur aty pranë.